Zbulohet tradhtia e Mariah Carey-t me kërcimtarin, i çonte foto seksi kur ishte në jaht me të fejuarin miliarder

Këngëtarja me famë botërore, Mariah Carey, mesa duket ka tradhtuar miliarderin James Packer kur ka qenë e lidhur me të, me kërcimtarin Bryan Tanaka.

Mariah-1

Mariah Cary me ish-të fejuarin, James Packer

“Daily Mail” ka publikuar një video të realizuar në mars të vitit 2016, në një hotel në Kopenhagen të Danimarkës, ku këngëtarja ka qenë për një koncert.

Mariah-2

Mariah Carey me të dashurin aktual. Brian Tanaka

Në video, 49-vjeçarja shfaqet në skena shumë intime me Tanaka-n, gjashtë muaj para se të ndahej nga pronari i kazinove në Las Vegas.

Gjithashtu burime të afërta të këngëtares kanë zbuluar se ajo u ka kërkuar që t’i bënin foto seksi, në mënyrë që t’ia dërgonte 36-vjeçarit Bryan, i cili sot është i dashuri i saj.

Mariah-3

Fotot thuhet të jenë shkrepur gjatë kohës kur ajo ishte në jaht me ish-të fejuarin James Packer.

Mariah-4

“Ne nuk kemi dije për materialet në fjalë pra nuk mund ta konfirmojmë nga ku dhe kur kanë dalë, sidoqoftë siç e kemi thënë edhe më përpara, Mariah nuk është poliamoroze”, ka thënë zëdhënësi i Mariah Carey-t për “Daily Mail”.

Mariah-5