Zbulohet MISTERI pse Putin tërhoqi trupat nga kufiri me Ukrainën: Prisni sa të mbaroj ‘BBV’, po u zgjodh fituesi që dua unë…

Të premten e 18 shkurtit është finalja e madhe e ‘Big Brother Vip’, tashmë dihet që finalistët janë: Donald, Iliri, Einxhel dhe Beniada. Emocionet janë të mëdha jo vetëm te finalistët dhe familjarët e tyre, por edhe te publiku dhe mbështetësit e secilit prej 4 finalistëve.

Madje, jehona e këtij ‘BBV’ ka shkuar përtej kufijëve të Shqipërisë, ka arritur deri në Rusinë e largët, aty ku atmosfera është shumë e rënduar për shkak të situatës me Ukrainën.

I pari i Rusisë, Vladimir Putin, ka tërhequr së fundmi trupat nga kufiri në mënyrë krejt të papritur nga ajo që pritej të ndodhte. Dhe ky vendim i Putin ka ardhur falë ‘Big Brother Vip’.

Nga burimet tona në Moskë, Putin ka kontaktuar drejtpërdrejtë me Arbanën, që është autorja dhe moderatorja e BBV dhe i ka dhënë lajmin e madh që sa të mbarojë BBV nuk do ketë asnjë lëvizje në kufi, pastaj pas datës 18 shkurt me të parë e me të bërë.

Madje, Putin ka pasur dhe një ankesë për Arbanën dhe produksionin “Arban-0v, pse unë nuk votoj dot të preferuarin tim dhe mesazhi më del i pavlefshëm? Vitin tjetër bëheni votimin që të jetë i vlefshëm për gjithë botën, jo vetëm për Shqipërinë dhe Kosovën”, mësohet t’i ketë thënë i pari i Rusisë moderatores shqiptare.

Por nuk mbaron me kaq, duke qenë se Putin është gjithëmonë hileqar, ka dhe një kusht për paqen me Ukrainën. Ai do tërheq përfundimisht trupat nga kufiri, vetëm nëse BBV e fiton i preferuari i tij. Tani ankthi i vërtetë nuk është se kush do e fitojë BBV, por kush është i preferuari i Putinit, sepse nga kjo varet e ardhmja e botës.

Tani nuk na mbetet gjë tjetër përveçse të lutemi që ‘BBV’ ta fitojë i preferuari i Putinit, ndryshe na e piu e zeza të gjithëve.