Zbulohet gjinia e binjakëve të Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez, kanë treguar më herë se do të bëhen prindër të dy binjakëve.

Me një video shumë të ëmbël ata kanë zbuluar për fansat edhe gjinitë. Fëmijët e çiftit janë protagonistët e videos, të cilët kanë tullumbaca në dorë dhe kështu zbulojnë do të bëhen me një motër dhe një vëlla tjetër.

“Aty ku fillon jeta dhe ku dashuria nuk mbaron kurrë”,- shkruan futbollisti në videon e postuar në Instagram.

Cristiano dhe Georgina kanë edhe dy fëmijë të tjerë, binjakët Eva dhe Mateo. Futbollisti është gjithashtu baba i dy fëmijëve të tjerë me lidhje më të hershme./revistawho.com