Zbulohet ekipi i ri i Kristiano Ronaldos? Xheorxhina Rodrigez nxjerr zbuluar yllin portugez

Një follow, një like në Instagram shpeshherë ka nxjerrë në pah shumë ngjarje të mëdha.

 

Ndonëse prej disa kohësh përflitet nënshkrimi i kontratës së yllit porugez me Atletico Madrid, akoma asgjë nuk është zyrtare. Nuk ishte më saktë, pasi e dashura e tij Georgina Rodriguez, së fundmi e ka nxjerrë zbuluar Ronaldon.

Krejt papritur, bukuroshja argjentinase ka nisur të ndjekë në Instagram Carla Pereyra, gruan e trajnerit të “Los Colchoneros”, Diego Simeone.

Ky veprim nga ana e Georginës vetëm sa iu ka hedhur benzinë dyshimeve e ndjekësve.

Tani të gjithë jemi në pritje të fjalës së fundit të Cristiano Ronaldos.
Kujtojmë që edhe vetë Cristiano Ronaldo e ka bërë të ditur dëshirën për tu larguar nga klubi anglez.
Cristiano nuk ka oferta të shumta. Ai nuk do të kthehet në Juventus dhe Paris Saint-Germain e ka përjashtuar prej kohësh mundësinë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Bayern Munich.
Prandaj, Atletico duket se është alternativa më e mirë për yllin portugez, dhe ai gjithashtu do të rikthehej duke luajtur në Madrid, një qytet që ai e njeh dhe ku do të ishte i lumtur të kthehej.

PANORAMASPORT.AL