Zbulohet e shkuara kriminale e 35-vjeçarit që vrau babin me sëpatë

35-vjeçari në Memaliaj që vrau sot të atin me sëpatë ka qenë i dënuar me 12 vite burg në vitin 1998.

Mësohet se Arjan Shahaj ka tentuar të vrasë një bashkëfshatarin e tij pas një sherri të momentit, por ai nuk e ka kryer të gjithë dënimin, për shkak të moshës dhe pasi vepra penale nuk pati pasoja për palën tjetër.

Pas krimit të sotëm që ndodhi në pyllin e fshatit Shalës, 35-vjeçari është larguar duke u fshehur në zonën malore.

Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të tij. /Gazeta Liberale