Zbulohet data e premierës së filmit “Shotgun Wedding”

Së fundmi mediat e huaja kanë zbuluar detaje të reja rrethfilmit “Shotgun Wedding”.

Sipas tyre filmi i zhanrir komedi romantike me protagonistë Jennifer Lopez dhe aktorin Josh Duhamel, do të ketë premierën verën e ardhshme.

Filmi është planifikuar të shfaqet më 29 qershor të vitit 2022. Në “Shotgun Wedding”, Darcy e luajtur nga (Lopez) dhe Tom nga (Duhamel) mbledhin familjet e tyre për një martesë.

Aktori Armie Hammer ishte planifikuar më parë të luante përkrah këngëtares por u tërhoq nga filmi në janar pas akuzave për abuzim seksual.

Pjesë e kastit do të jenë gjithashtu: Jennifer Colidge, Lenny Kravitz dhe Cheech Marin.