Zbulohet arsyeja e prishjes së miqësisë së Elton John me Rod Stewart

Këngëtari Elton John ka folur së fundmi për marrëdhënien e tij me Rod Stewart.

Elton John ka treguar arsyen pse dy miqtë nuk flasin më me njëri tjetrin. “Ai ka kapërcyer një vijë përtej rivalitetit miqësor” u shpreh Elton, pasi Rod i prishi turneun e tij.

Këngëtari pohoi se në autobiografinë e tij do të tregojë më shumë rreth miqësisë së tyre.

Një burim i afërt me Elton rrëfeu për Daily Mail se “Kritikat e vazhdueshme të Rodit për sukseset e këngëtarit, kapërcyen kufirin përtej rivalitetit të tyre të zakonshëm miqësor”.