Yllka Kuqi feston 18 vjetorin e lidhjes me burrin e saj

Këngëtarja Yllka Kuqi feston 18 vjetorin e lidhjes me bashkëshortin e saj. Yllka postoi një fotografi bashkë me të në Instagram të cilën e përshkroi me: “18 vjet bashkë”, duke i bashkëngjitur edhe dy zemra. Çifti është martuar prej vitesh por akoma nuk kanë fëmijë, dhe ky ka qenë vendimi i tyre mbase për shkak të angazhimeve të shumta që kanë të dy, shkruan Prive. Megjithatë, Yllka dhe burri i saj janë gjithmonë pranë njëri-tjetrin dhe shihen të lumtur. Kujtojmë që këngëtarja vetëm pak ditë më parë publikoi këngën e re me titull ‘A thu’.