Ylli i muzikës shfaqet i dobët fizikisht, tregon pasojat e Parkinsonit

Ozzy Osbourne, ylli i muzikës rock i cili u bë i famshëm si vokalist i grupit Black Sabbath në vitet ’70 dhe që sot vuan nga Parkinsoni, është fotografuar jashtë banesës së tij, në Los Angeles.

Britaniku 74-vjeçar u pa në shoqërinë e kujdestares së tij duke shëtitur rreth lagjes, shumë i dobët fizikisht dhe me vështirësi në ruajtjen e ekuilibrit.

Ozzy dhe gruaja e tij Sharon kanë 25 vite që jetojnë në SHBA, por pritet që së shpejti të kthehen në Angli, pasi e kanë nxjerrë në shitje vilën e tyre për 18 milionë dollarë.

Këngëtari njoftoi në janar të vitit 2020 se vuante nga Parkinsoni, ndërkohë që ka anuluar të gjitha datat e koncerteve që kishte programuar për këtë vit.