Ylli i Bridget Jones 54 vjeç zyrtarisht e fejuar me partnerin 44 vjeçar! Gati planet për dasmën!

Renee Zellëeger është fejuar me të dashurin e saj Ant Anstead. Aktorja, 54 vjeçare e cila është në lidhje me prezantuesin britanik, 44 vjeç që nga viti 2021, thuhet se u ka thënë miqve se po planifikon një martesë me yllin pas një fejesë sekrete.

Sipas një burimi të ngushtë të çiftit Renee dhe Ant po i mbajnë planet e tyre tepër private, ata nuk po planifikojnë për të bërë një njoftim të madh publik.

“Ajo i ka treguar rrethit të saj të ngushtë për organizimin e dasmës së tyre, gjithçka do të mbahet në profil shumë të ulët publik. Marrëdhënia e saj me Ant-in është shumë e fortë dhe ata janë marrëzisht të dashuruar dhe mezi presin të martohen”; ka thënë burimi.

Lajmi vjen disa ditë pasi Renee bëri lëvizjen e rrallë duke pozuar me dy nga fëmijët e të dashurit të saj Ant.

Ylli i Bridget Jones ka qenë e martuar më parë me Kenny Chesney për vetëm katër muaj.

Përpara martesës së saj jetëshkurtër, ajo u fejua për pak kohë me Jim Carrey nga viti 1999 deri në vitin 2000.

Bordo