Xhoni i ‘Love Story’ bën deklaratën e radhës, ja me cilën nga vajzat do të dëshironte të kalonte një natë

Gjatë ditës së djeshme, në “Love Story Talk”, dy fronistët u vendosën përballë një loje mjaft interesante.

Të dy ata ju përgjigjën pyetjeve se me cilën nga konkurrentet e mendojnë veten në një situatë të caktuar, psh gjatë një nate.

Ai që duhej të niste lojën i pari ishte Xhoni, ndaj kur u pyet se më kë do e kalonte një natë pa gjumë, ai tha se do e kalonte me të tri vajzat që kanë shprehur pëlqimin për të.

Megjithatë, ai u shpreh se me Rominën do kalonte një natë jo vetëm erotike por dhe pagjumë.

“Unë mendoj do kaloj me Edën, me Sellmën, me Rominën, nuk bëhet fjalë. Mendoj se me Rominën do kisha kaluar një natë super jo vetëm erotike dhe pagjumë dhe do ishte shumë si aventurë. Me Sellmën nuk e di si do ia kisha kaluar, ka mundësi do kishim ndenjur vetëm duke folur”, u shpreh Xhoni.