Xhensilën nuk e kishit parë asnjëherë kështu, këngëtarja vendos të presë flokët shkurt

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Xhensila Myrtezaj i ka befasuar të gjithë ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në ‘look’. Me anë të një fotoje ku shfaqet pranë Besit, artistja ka treguar se tashmë ka vendosur t’i presë flokët shkurt deri mbi supe.

Ajo çfarë bie në sy tjetër, është fakti që Xhensila e ka errësuar dhe ngjyrën e flokëve të saj. Ky ndryshim i momentit të fundit i ka habitur jo pak ndjekësit, të cilët kanë komentuar menjëherë. Në foto ajo shfaqet mjaft natyrale dhe tërheqëse me pamjen e re.

https://www.instagram.com/p/B71UnE3hCOg/?utm_source=ig_embed

Nuk dihet nëse ky ndryshim ka ardhur si pasojë e ndonjë projekti në ri në muzikë, por kjo pritet të zbulohet në javët në vazhdim nga vetë Xhensila./revistawho.com