Xhensila Pere, nuse fshati me fshesë në dorë

Ish-banorja e “Big Brother Albania”, Xhensila Pere ka ditur gjithnjë se si të tërheqë vëmendjen e publikut, me fotot e me videot mjaft provokuese në rrjetet sociale. Në profilin e saj në “Instagram”, ajo ka publikuar së fundmi një video që po aq sa ka provokuar po ashtu ka shkaktuar dhe të qeshura. Ajo shfaqet e veshur si një vajzë fshati me një fshesë në dorë, ku duket duke fshirë oborrin.”Lum kujt do i fik derën”, shkruan Xhensila në postimin e saj, ku në disa raste është munduar të mbulojë me duar gjoksin./Panorama Plus

https://www.instagram.com/p/BpxF_XnnbzV/