Xheni fshin nga kujtesa Benardin: “S’njoh njeri me këtë emër”

Xheni dhe Benardi ishin një nga çiftet më të pëlqyera të ‘Big Brother Albania 9’. Lidhja e tyre vazhdoi dhe pas daljes nga ky “reality shoë’, por më pas çdo gjë mori fund. Pavarësisht kësaj, çifti vazhduan të përfliteshin shumë dhe shpesh herë u aludua edhe për një rikthim të mundshëm. Por tashmë dihet se historia e tyre e dashurisë ka përfunduar dhe secili prej tyre jeton jetën e tij, shkruan Who. Pas ndarjes, Xheni është ajo e cila ka dhënë më shumë detaje nga marrëdhënia dhe është sërish ish-banorja e “BB”, e cila nëpërmjet një përgjigjeje në ‘Instatory’ tregon se me Benardin çdo gjë ka marrë fund dhe tanimë ajo e ka ‘fshirë’ nga kujetsa dhe jeta e saj këtë histori dashurie. Fansat e kanë pyetur nëse e do më Benardin dhe Xheni ka thënë se nuk njeh më një person me këtë emër. Kujtojmë se së fundmi, Xheni është rikthyer në Itali për të qëndruar pranë familjes së saj.