Xhemit s’i ndahet shpirti nga ‘Portokallia’

Vetëm diçka mund ta rikthejë Xhemi Shehun në ekran: Portokallia.

Burime të sigurta thonë për Anabel se Xhemi do të rikthehet në “Portokalli” si moderatore (dhe sigurisht si aktore herë pas here nëpër skeçe). Ajo do të drejtojë spektaklin e humorit së bashku me Salsano Rapin dhe Fjoralba Ponarin.

Në janar të këtij viti, Xhemi, e ftuar në programin “Ëndërrtjerrësit” në Top Channel, foli për rikthimin në ekran.

“Edhe gjatë kësaj periudhe kam patur oferta nga televizione të tjera, por nuk më kanë joshur. Edhe nëse do të shkëputesha nuk do të jem në ndonjë ekran tjetër që s’është Topi. Madje, edhe teksa prezantoja ‘Festivalin e Këngës’, kisha frikë se mos padashje përmendja Top Channel.”

Xhemi Shehu konfirmoi zyrtarisht largimin nga Top Channel dhe “Portokalli” në korrik të 2020-ës. Pak kohë pas ikjes, gjatë një interviste, moderatorja tha se “nuk e kthen më asgjë në televizion, përveç ndonjë çudie shumë të madhe”.

Nuk zgjati shumë dhe ajo u rikthye, fillimisht me programin “Qesh mirë kush qesh i fundit” dhe tani, sërish, me “Portokalli”.

Anabelmagazine