Xhemi Shehu publikon pamjet e rralla të Orinda Hutës, pa make-up dhe duke rregulluar karrigen

Xhemi Shehu dhe Orinda Huta janë mike me njëra-tjetrën prej disa vitesh dhe ndajnë herë pas here foto të përbashkëta në rrjetet sociale.

Së fundmi, Xhemi Shehu ka publikuar pamjet e rralla të Orinda Hutës në Instagram, ashtu siç nuk e keni parë ndonjëherë.

Moderatorja shihet pa make-up dhe duke rregulluar këmbën e një karrigeje, që mesa duket është prishur.

Pavarësisht se në pamje Orinda Huta është “ujë e sapun”, ajo duket mjaft e bukur dhe tërheqëse.

Nuk dihet nëse ky ka qenë një takim i zakonshëm mes dy moderatoreve, apo Xhemi Shehu është e ftuara e radhës në emisionin e Orinda Hutës, pasi ajo bëri “tag” në pamje “Jo vetëm modë”.

Kujtojmë që Xhemi Shehu është larguar nga moderimi i Portokallisë dhe vendin e saj e zuri Eneda Tarifa.

Në një video të publikuar nga Arbana Osmani, ajo la të nënkuptohet se ka marrë vendimin për të mos qenë më pjesë e ekranit.