Wow! Dj Sardi koncert madhështor në Australi krah dj-it me famë botërore, Eric Prydz

Sukseset e Sardi Shehut, dj shqiptar që bën bujë kudo që shkon janë të panumërta, por ky i fundit është waw. Duket se viti 2023 mbyllet me një megaarritje për dj-in që i shkruan sukseset me shkronja të mëdha. Nëse nuk e ke parë, apo dëgjuar, prit pak, ja ku vjen lajmi i muajit dhjetor. Sardin do ta shohim në një skenë madhështore në Melburne, Australi, krah dj me famë botërore, Eric Prydz.

Teksa sheh një HOLO SHOW, asgjë nuk i përket të imagjinueshmes, gjithçka bëhet e paimagjinueshme, spektakolare, perfekte, në dimensione sureale. Pikërisht në atë skenë gjigande, me elemente që shkojnë përtej imagjinatës, do të shohim Sardin krah Eric-ut dhe dj Cristoph. Gjithçka është sinkronizim i imazheve tredimensionale dhe muzikës. Nën kujdesin e një prej 5 kompanive më të mëdha të industrisë muzikore në botë, “Frontier”cila ka në menaxhim këngëtarët më në zë të momentit si Taylor Swift, Ed Sheeran, etj, ky show kalon çdo nivel të argëtimit, por edhe të magjikes dhe mrekullisë.

Krah Sardit qëndron një emër tjetër i suksesshëm, ai i menaxherit Alesio Aliajt.

Nuk ka mbaruar, Sardi nuk kthehet nga Australia pa i “djegur” skenat në Melburne. Ka surpriza që prej ditës së parë të muajit, e më tej.

Nëse e kthejmë kohën pas, shkojmë drejt e në korrikun e vitit 2022, kur Sardi u ngjit në skenën e “Cavo paradiso” në Mykonos. Duhen më shumë se vetëm 1 artikull për të numëruar sukseset e DJ Sardit, e deri në suksesin e e radhës, këtë vit do të mbetemi me shijen e mirë të suksesit që i tejkalon malet, detet, oqeanet, por edhe dimensioned e imagjinatës.

Sardi, “whats next”?

Revista Who