Vuante nga kanceri, shuhet në moshën 25-vjeçare djali i aktorit të njohur britanik

Cormac Roth, djali muzikant i aktorit të njohur Tim Roth, ka humbur jetën në moshën 25-vjeçare pas një beteje me kancerin, njoftoi familja këtë të hënë.

“Roth vdiq paqësisht më 18 tetor pranë familjes së tij”, tha familja e tij në një deklaratë, duke shtuar se ai e ruajti zgjuarsinë dhe humorin e tij deri në fund.

“Hidhërimi vjen në valë, ashtu si lotët dhe të qeshurat, kur mendojmë për atë djalë të bukur që njohëm gjatë këtyre 25 viteve. Një fëmijë i papërmbajtshëm, i gëzuar dhe i mrekullueshëm. E duam atë. Do ta mbajmë me vete kudo që të shkojmë”, u shprehën familjarët.

I diplomuar në kolegjin e Bennington, Roth ishte një kitarist, kompozitor dhe producent. Ai zbuloi në profilin e tij në Instagram se ishte diagnostikuar me kancer në nëntor 2021.