Vrau djalin biznesmen, zbulohet sherri mes babait, djalit dhe nuses. Ja motivet që çuan në krimin e rëndë

Zbulohen të tjera detaje nga vrasja që tronditi Prishtinën. Skender Krasniqi dyshohet se vrau djalin e tij, biznesmenin Albert Krasniqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.

Babai i viktimës është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

“Ejani se e vrava djalin”, kështu e ka denoncuar rastin babai i Albert Krasniqit, raporton Reporteri.

Dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar prej disa ditësh familjarët e tij për t’ia plotësuar kushtet që kërkonte, mëson IndeksOnline. Kjo ka sjellë debat të fortë në familje, dhe më pas krimin e tmerrshëm. Babai pasi ka kryer vrasjen ka njoftuar vetë policinë.

Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur probleme.

Alberti ishte në kërkim nga policia për dhunë në familje.

Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë. Ndërsa, para 7 orësh i ndjeri e kishte postuar një fotografi të vajzës së tij, në mbishkrimin e së cilës shkroi “dashuria e babit”.

Krasniqi ishte i përfshirë në plagosjen e reperit nga Shqipëria Noizy në qendër të Prishtinës. Plagosja kishte ndodhur më 13 shtator të vitit 2016 .

Rigels Rajku i njohur si Noizy është dënuar me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur.

Ndërsa, Albert Krasnqi ishte dënuar nga Gjykata me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyejë me para.