Vrasja që tronditi zonën e ish-Bllokut/ Prokuroria mbyll hetimet, kjo është akuza ndaj ish-komandos Meviol Billo

Prokuroria ka përfunduar hetimet për Meviol Billon, duke ngritur ndaj tij akuzën e plagosjes së rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme ndaj Elion Hatos. Ndërsa është vendosur pushim i akuzës për vrasjen e Fabian Gaxhës, sepse argumentohet se ka qenë në kushtet e mbrojtjes ekstreme.

Për moskallëzim krimi janë ndërkaq në akuzë shtetasit Redi Popesku, Geldi Hoti Licaj, Ervin Mata, Ajaks Boshnjaku dhe Fabio Allushi.

Pas hetimeve organi i akuzës doli në përfundimin se Billo ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes ekstreme. Prokuroria shprehet se Gaxha ishte ai i pari që ka shtënë i pari dhe Billo ka qëlluar, me qëllim që të mbrohet.

Sjellim në vëmendje që ngjarja e rëndë që tronditi zonën e ish-Bllokut ndodhi në vitin 2018, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.