Vogue flet për pushimet e Dua Lipës në Shqipëri: Një sirenë Barbie

Revista Vogue i ka kushtuar një artikull pushimeve të Duas në Shqipëri dhe stilit të veshjes së saj. Revista e përshkruan Duan si një sirenë Barbie pikërisht si roli i saj në film teksa përmend Shqipërinë dhe arratisjen e këndshme të këngëtares.

“Duke marrë parasysh që Dua Lipa ka portretizuar sirenë Barbie në filmin e suksesshëm të verës, del se ajo ka edhe garderobën perfekte të pushimeve buzë detit. E rikthyer në Shqipëri për këtë verë, Lipa po shijon një arratisje të këndshme. Në fakt, garderoba e saj verore e mbushur me fustane perfekte me grep, çanta nga dizajnerë dhe veshje elegante do ta bënte Barbin krenare. Nëse keni udhëtime të ardhshme verore, konsideroni qasjen e Lipës ndaj veshjeve të pushimeve si gjëja perfekte”, shkruhet në artikull.