Vjeshta në prag, çfarë do veshim? Vajzat e njohura i hapën dollapët

Mbaroi vera, mbaruan fotot me rrobabanjo e nga plazhi. Tani do të duhet të ndryshojmë dhe garderobën e mendimi i parë që na vjen është:

Çfarë do veshim me fillimin e stinës së vjeshtës? Epo ja të shohim ç’kanë veshur vajzat tona të showbizit, që pëherë sjellin nga një trend të ri. Mesa duket këtë vjeshtë do shohim shumë ngjyrën e bardhë.

Lori Hoxha, Jona Spahiu, Odeta Banushaj e Megi Ngokaj janë disa nga vajzat që kanë hapur kështu sezonin e pantallonave të gjata. Lori e Jona kanë zgjedhur të vishen me pantallona e këmishë të bardhë. Odeta e theu pak të bardhën me një bluzë të zezë ndërsa Megi zgjodhi të vishej nga koka tek këmbët kështu.