“Vjen tjetri ta përlan”, doktori i VIP-ave s’pranon t’i rregullohet gruaja kur dalin bashkë: Pse të kurohet, ne bashkë jemi gjithë ditën, e shoh në shtëpi….

Skerdi Faria është shprehur se gruaja nuk ka nevojë të lyhet kur dalin në darkë pasi vjen tjetri dhe e përlan.

Ditën e sotme i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte doktor i njohur i operacioneve plastike, Skerdi Faria.

Teksa po diskutohej në lidhje me takimet që bëhen në restorante me partnerin ose partneren Skerdi është shprehur se gruaja nuk duhet të rregullohet kur dalin së bashku.

Partneri kur të shikon në shtëpi gjithë ditën, çfarë ndryshimi ka të shkosh në restorant tani dhe të lyhet dhe të kontrollohet. Duhet të ruaj rivalitetin, sepse ndryshe nuk i dihet e përlan tjetri”, tha Skerdi.

Më tej doktori ka shtuar se ka dëshirë që partnerja të rregullohet pasi janë nën vështrimin e njerëzve të tjerë dhe në këtë mënyrë krijon rivalitet mes tyre.

“Po e kam dëshirën, por nëse je për në restorant unë me partneren nuk ka përse gruaja të rregullohet. Në momentin që del, nuk del thjesht për bashkëshorten, por del për veten tënde dhe për të tjerët që të shohin. Kur del, ndodhesh dhe nën vështrimin e të tjerëve”, tha doktor Skerdi.

Skerdi njihet për natyrën e tij të sinqertë e të thënit të gjërave ashtu siç i mendon.

(A.B)/Dosja.al