Vijon sherri/ Leonora i kthehet Labinotit në emision: “Ishte ofenduese për mua”

Disa ditë më parë, këngëtarët Leonora Jakupi dhe Labinot Tahiri u përplasën me njëri-tjetrin.
Labinoti paralajmëroi protestë nëse dasmat do anuloheshin nga koronavirusi sepse shërbejnë si burim të ardhurash për shumë këngëtar.
Ndërkaq, Leonora tha se më i rëndësishëm është shëndeti i qytetarëve.
Replika e Leonorës nuk i prit mirë nga Tahiri, i cili u shpreh se: “Leonorë, shyqyr që paskan bërë një lajm për ty se se rrallë të postojnë! Leonorë, për punën e bamirësisë s’kena çka flasim se sa për raste të varfëra që ka Kosova e që si di as shteti e unë i di e merrem me to, ti vetëm në televizor i sheh.”
Së fundmi, Leonora dhe Labinoti janë përballur live në emisionin “Debat Plus”. Leonora i ka thënë këngëtarit se ai e ka keqkuptuar mesazhin e saj.
“Mua Labi më ka keqkuptuar, nuk e ka kuptuar të saktë mesazhin tim. Kam reaguar kur kam parë thirrjen për protestë. Nuk jam për të mos mbrojtur të drejtat e kolegëve të mi, por ka mënyra tjera, ka kushte të tjera, jo të rrezikohet jeta e qytetarëve në këtë kohë pandemie. Mendimi i lirë është i lejueshëm ne demokraci. Reagimi i tij ka qenë nuk e di, lojë fjalësh. Nuk pajtohem me Labin që e ka minimizuar rrezikun e Koronavirusit…Në këtë kohë është e pamundur të organizohen dasmat. Ndoshta shumë këngëtarë kanë marrë kapar për dasma por nuk e di pse i kanë shpenzuar aq shpejt”, u shpreh këngëtarja.
“Nuk është punë e juaja Leonorë se si e shpenzojmë kaparin. Unë dal në protestë nëse më bëhet e padrejtë. Unë fitoj bukën e gojës nga mikrofoni dhe askush nuk ma ndalon atë. Unë protestë bëj jo në kohë pandemie por kur të krijohet mundësia”, ka replikuar Tahiri. “Përgjigjja jote ka qenë shumë ofenduese për mua Labi. Ti ke përmendur aty se rastet e rënda unë i shoh vetëm në TV. Është e vërtetë që ti ke bërë humanizëm, por nuk është e thënë që gjithë njerëzit që ndihmojnë, të dalin nëpër media dhe të flasin për ndihmat e tyre”, ka shtuar Leonora.