Videot në “TikTok” të gjyqtares, KLGJ: “Të verifikohet kush i ka publikuar”

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zbardhur sot vendimin e pezullimit nga detyra të kryegjyqtares në detyrë të Elbasanit, Enkelejda Kapedani.

Në vendimin theksohet se KLGJ i lë disa detyra të rëndësishme Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Së pari, sipas KLGJ, ILD duhet të caktojë një ekspert IT që të evidentojë se kush i publikoi videot e Kapedanit në rrjetin social “Tik-Tok” dhe me vonë të vijohet me procedurat. Ndër të tjera bëhet me dije se KLGJ i kërkon ILD që të verifikojë sa persona kanë pasur akses për t’i parë videot e gjyqtares, e cila shfaqej duke bërë sfilatë në ambientet e Gjykatës së Elbasanit, ose duke thyer rregullat e qarkullimit rrugor në timon.

Gjithashtu pjesë e vendimit është edhe fakti që KLGJ i cakton ILD-së detyrë që të dokumentojë tekstin e këngëve, që shoqërojnë në sfond imazhin e magjistrates, në videon e publikuara në rrjetin e saj të “Tik Tok”. /News31