VIDEOLAJM/ Shikoni si qytetari gjuan me gurë tigrin dhe luanin tek Kopshti Zoologjik

Pak ditë pasi Kopshti Zoologjik hapi dyert për të pritur të vegjëlit e kryeqytetit dhe të gjithë dashamirësit e kafshëve dhe të shpendëve të egra, është shënuar një rast i dhunimit të tyre.

Siç duket edhe nga kjo video që po qarkullon në internet, një qytetar mbi të 30-at qëllon me gurë, nga rruga, tigrin dhe luanin.

Një gjest aspak i bukur, që bëhet në sy të fëmijëve që vizitojnë kopshtin.

Kanë qenë të shumta komentet në rrjetet sociale të qytetarëve të Tiranës që kanë dënuar masivisht këtë sjellje.