Videoja po bën xhiron e botës/ Ky është momenti kur gruaja e futbollistit bëhet xheloze për gazetaren që ishte afër tij

Një fragment në prezantimin e Cristiano Ronaldos me klubin “Al Nassr” në Arabinë Saudite është bërë viral së fundmi në rrjet. Megjithëse, sytë e të gjithëve ishin te Ronaldo, kësaj here është bërë protagoniste partnerja e tij Georgina Rodriguez.

Në ceremoninë e prezantimit, Ronaldo u intervistua nga prezantuesja e eventit madhështor që u mbajt, kur në një moment shihet teksa e shikon dhe shkrep një foto i buzëqeshur me të.

Mirëpo vëmendjen e ka rrë mbyer Georgina Rodriguez! Modelja u pa gjatë gjithë ceremonisë në siklet, veçanërisht në momentin kur Ronaldo po shikonte dhe po bënte foto me prezantuesen. Teksa ishte me fëmijët, Georgina i hedh një shikim ‘dyshues’, deri diku me inat, Ronaldos dhe kaq ka mjaftuar që kjo të përkthehet në një moment xhelozie nga ana e saj.