VIDEO/ Romeo Veshaj konfliktohet fizikisht me biznesmenin gjatë “Sunny Hill”, miqtë e tij i dalin në mbrojtje

Aktori i njohur i humorit, Romeo Veshaj, është përfshirë në një përplasje fizike gjatë festivalit “Sunny Hill” që u mbajt në Tiranë.

Sipas “Kryefjala”, sherri ka ndodhur në zonën “VIP”, ku Veshaj është konfliktuar me një person që miqtë e thirrën me emrin Edison, i cili thuhet se merret me biznes.

Në sherr janë përfshirë edhe një person tjetër dhe këngëtari Elgid Doda, të cilët i kanë dalë në mbrojtje mikut të tyre Veshaj. Për të shuar sherrin, kanë ndërhyrë forcat e sigurisë që ndodheshin në koncert.