VIDEO/ Puthje në buzë! Dafina Zeqiri nuk fshihet më, pas ndarjes nga Dj Geek këngëtarja konfirmon lidhjen me biznesmenin e njohur kosovar

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka konfirmuar publikisht marrëdhënien e saj me biznesmenin Kreshnik Gjergji.

 

Ata janë ndër çiftet më të komentuar së fundmi dhe këngëtarja i ka dhënë fund aludimeve për lidhjen e tyre duke publikuar në “Insta Story” një video teksa shkëmbejnë një puthje.

Ka qenë Kreshniku ai i cili fillimisht ka ndarë videon dhe më pas Dafina e ka rishpërndarë në llogarinë e saj.

 

Dyshja janë parë disa herë bashkë, madje ajo e ka postuar dhe më parë foto me partnerin e ri në rrjetet sociale, por duke mos konfirmuar marrëdhënien e tyre.

 

Kujtojmë se Dafina pak muaj më parë i ka dhënë fund lidhjes me Dj Geek, i cili ishte dhe menaxheri i saj.

Panorama.al