Video prekëse e Christian Atsu duke festuar pak orë përpara vdekjes

Shënoi golin e fitores në minutën e 97 dhe vendosi të festonte gjatë me shokët e skuadrës së Hatayspor duke shtyrë udhëtimin për në Francë te familja e tij por ky rezultoi një vendim i gabuar.

Pak orë më pas, sulmuesi ganez, Christian Atsu humbi jetën në tërmetin 7.8 ballë që shkatërroi qytetin e Hatay dhe shkaktoi 43.000 viktima. Ish-lojtari i Newcastle, Chelseat dhe Everton u gjeti i pajetë në rrënojat e pallatit pas 10 ditësh kërkime por momentet e fundit të jetës së tij ishin vërtet të lumtura.

Shikoni videon e festës me shokët e skuadrës në dhomën e zhveshjes pas golit të shënuar ndaj Kasimpasa. Fati i keq do ta ndërptiste rrugëtimin e tij vetëm pak orë më vonë.