VIDEO/ Postoi në rrjete sociale pamjet ku bënte “drift” dhe xhironte gomat, e pëson keq drejtuesi i BMW-së luksoze

Policia Rrugore ka gjobitur me 50 mijë lekë të reja shoferin e një automjeti tip BMW-X5, i cili ka shpërndarë në rrjete sociale pamje teksa bënte xhirime gomash dhe drift me automjetin e tij.

Përmes një komunikate zyrtare, policia bën me dije se pas publikimit të pamjeve, është bërë e mundur identifikimi i pronarit dhe sekuestrimi i mjetit në fjalë.

Në njoftim, policia fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë kundërvajtjet rrugore me qëllim ndëshkimin e drejtuesve të papërgjegjshëm që bëhen burim rreziku dhe shkaktarë të aksidenteve në rrugë.

Në datë 31.01.2022 rreth orës 22:00 në rrjetet sociale janë hedhur pamjet filmike ku mjeti marka BMË – X5 me targa AB 101 OM nuk ka rregulluar shpejtësinë me mjet duke bërë xhirime gomash dhe drift.

Në datë 01.02.2022 nga shërbimet e Komisariatit Rajonal Policisë Rrugore është bërë e mundur gjetja e mjetit dhe është bërë shoqërimi dhe ndalimi i mjetit në Komisariatin Rajonal Policisë Rrugore.

Është marrë masa administrative me vlerë 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për shkelje të Ligjit Nr 8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor Republikës Shqipërisë” i ndryshuar, neni 139 paragrafi 3 dhe neni 93 paragrafi 1, 3 dhe 5.

Komisariati Rajonal Policisë Rrugore është i hapur për qytetarët për denoncimin e kundërvajtjeve rrugore me qëllimin ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për përdoruesit e rrugës dhe për të rritur besueshmërinë tek qytetarët