Video/ Nga Rez Veleshnja tek Florjan Binaj, “Buka e vjetër” mblidhen për të festuar 20-vjetorin e “Portokallisë”

Protagonistët e vërtetë te programit të humorit “Portokalli” janë mbledhur për të darkuar së bashku në 20-vjetorin e “Portokalli-së” “Buka e vjetër” e ka emërtuar grupin, Romir Zalla, në postimin e tij në Instagram, ku shihen në foto aktorët më të mirë të roleve ikonikë të “Portokalli”; Rez Veleshnja, Florjan Binaj, Renada Caci, Vin Bejleri, Ola Harizaj, Eneda Tarifa. “Story.al” ju sjell dhe video nga darka, ku nuk mungon humori, batutat, alegria mes tyre. Duke pasur parasysh se disa nga aktorët më të mirë qenkan larguar nga “Portokalli”, në këtë 20-vjetor të spektaklit a mund të themi që “Portokallia” sot të bën për të qeshur si “Portokallia” dje?!

www.story.al