VIDEO/ “Kur futbolli ishte pasioni im më i madh”, gazetari i njohur tregon kohën kur ishte futbollist

Gazetari Marin Mema mund të kishte vazhduar karrierën e futbollistit nëse nuk do të kishte pësuar dëmtime të njëpasnjëshme që do ta detyronin të ndërronte drejtim në jetë.

Ai ka publikuar një video në profilin e tij në “Instagram”, e cila i përket viteve 1998-1999 kohë kur Mema ishte pjesë e të rinjve të Dinamos dhe të Shqipërisë.

Mema shkruan se futbolli dikur ka qenë pasioni më i madh i jetës së tij, por lëndimet serioze të vazhdueshme e shtynë të merrte një tjetër profil në jetë, atë të gazetarit.