Video intime e gazetares shqiptare detyron AKEP të mbyllë të gjitha faqet pornografike

Ditët e fundit në faqet pornografike është publikuar videoja e një gazetareje shqiptare.

Ajo shfaqet në një moment intim me partnerin e saj, ndërsa edhe e ka filmuar aktin.

Video që është bërë me telefonin e partnerit të saj, është bërë virale jo vetëm nëpër biseda nga një telefon në tjetrin, por dhe është publikuar në faqet pornografike.

Mësohet se gazetarja është ankuar në gjykatë për këtë shkelje privatësie dhe me sa duket ka gjetur deri diku të drejtën.

Gjykata ka urdhëruar AKEP që të bllokoj të linkun e videos në të gjitha faqet ku ajo është publikuar.

Në pamundësi për të bllokuar vetëm videon AKEP i ka rënë shkurt dhe ka bllokuar të gjitha faqet që kanë publikuar videon e gazetares nga Tirana.

©Copyright Gazeta SHQIP