Video/ I përlotur, Ardian Trebicka tregon mesazhin e fundit me Kujtim Prodanin

Kujtim Prodani u nda nga jeta ditën e sotme duke mos e fituar dot betejën me Covidin e duke lënë shumë dhimbje pas tek miqtë e tij, kolegët, publiku e të gjithë ata që e njihnin.

I ftuar në “Ftesë në 5” këtë pasdite ishte Ardian Trebcika, i cili i përlotur tregoi mesazhin e fundit që ka marrë nga Prodani.

“Vëlla jam rëndë. Po nisem për në Turqi. Po iki vëlla”, ishte ky mesazhi i fundit i Prodanit.

Kujtim Prodani vinte nga një familje artistësh, djali i Anita Takes dhe Agim Prodanit. Ai la pas një repertor të pasur muzikor me këngë që do të dëgjohen për shumë vite të tjera.