VIDEO/ Harrojeni Kiarën! Butrint Imeri na prezanton të dashurën dhe qenka super yll

Ditën e sotme, në media u aludua se Butrint Imeri dhe Kiara Tito ishin ende në një lidhje së bashku.

Kjo për faktin se të dy publikuan foto nga pushimet, duke treguar se ndodheshin në Greqi.

Por në fakt, Butrinti postoi një video nga Santorini dhe në syzet e tij pasqyrë dukej një vajzë e cila e filmonte.

Teksa të gjithë po mendonim se vajza në video ishte Kiara Tito, Butrinti i ka hedhur poshtë njëherë e mirë këto aludime, duke na prezantuar me vajzën që ka në krahë.

Ajo është një bukuroshe brune, e veshur me të zeza dhe mban një palë syze, ndërsa të gjithë u bëmë kuriozë për identitetin e saj.

Shkojnë si çift, apo jo?