VIDEO/ Çfarë ndodhi? S’humb kohë Qetsori, e bën Oltën për të qarë

Qetsori është banori më i ri i shtëpisë së Big Brother Vip. Ashtu si dhe pritej ai s’ka humbur kohë dhe ka filluar të futë xixat e para në shtëpi.

Pas përfundimit të Primes mbrëmë, banori filloi të diskutonte me “tone pak të ashpëra” me Luizin dhe Kiarën, me të cilët u bë e qartë që dje që nuk do të ketë një marrëdhënie të mirë, ndërkohë ditën e sotme ka zhvilluar një bisedë me banorët e tjerë të shtëpisë, Oltën dhe Maestron.

Teksa po diskutonin për lojën, Olta i tha Qetsorit se ka vendosur që të mos shfaqë emocionet e saj në lojë, pasi sipas saj diçka e tillë do ta penalizonte.

Ajo i tha Qetsorit se i vetmi rast që ka qarë është kur ka dalë Amosi nga shtëpia, ndërsa më tej shtoi se e ka mbajtur përbrenda mallin që ka për djalin e saj të vogël.

Në lidhje me këtë, Qetsori, iu përgjigj Oltës se ajo rrezikon që të ftohet emocionalisht, sepse nuk shpreh emocionet për të birin.

Ai i tha se ajo duhet të zgjedhë midis lojës që ka me Luizin, dhe fëmijës së saj.

Sigurisht fjalët e Qetsorit përlotën Oltësn, e cila i tha: Si mund të ftohet zemra e një nëne?

Pjesë nga biseda

Olta: Të bredshmen time nuk e kupton njeri. Unë kam vendosur të mos a nxjerrë. Njëherë qava për shokun tim, Amosin dhe ma kujtojnë akoma. Kur doli video e çunit më çoi në një emocion që nuk e përmblidhja dot. Ose duhet ta përmbledh atë emocion e ta mbaj në një paketë, ose do shpërthejë, dhe unë nuk do qendroj dot më këtu brenda. Unë po shpërtheva gjendjen time emocionale që kam nuk vazhdoj dot këtu.

Qetsor: Ju po rrezikoni të ftoheni.

Olta: Jo çfarë thua, realisht prekem shumë kur e thua këtë. Si mund të ftohet zemra e një nëne?

Qetsor: Po nuk e diskutove, rrezikon të ftohet.Ti i bie të rrezikosh, ose të harrosh fëmijën që mos kesh ndjesi emocionale, ose të harrosh Luizin.

Olta: E kam çengel në kokë, nuk më ikën nga mendja.