Veshja tradicionale shqiptare që Maluma do të vishte në Tiranë dhe çfarë ndodhi pak para shfaqjes

Kanë kaluar tre ditë nga koncerti që Maluma mbajti në vendin tonë si pjesë e turit të tij “Papi Juancho” e prapë jehona e tij vijon. Duket se detajet dhe të pathënat rreth performancës së yllit kolumbian ende nuk janë zbardhur të gjitha.

Kështu së fundmi është zbuluar se ishte planifikuar që Maluma, emri i vërtetë i të cilit është Juan Luis Londoño Arias, të performonte në skenë me veshje kombëtare. Maluma kishte zgjedhur veshjen tradicionale të Shqipërisë së Mesme që si duket i ka pëlqyer shumë.

Por, fatkeqësisht temperaturat e ulëta nuk e lejuan këngëtarin të vishte këtë jelek gjatë performancës. Fillimisht në skena ai doli i veshur me një palë pantallona gri me shkëlqim, kanotierë të bardhë, xhup jeshil dhe syze të bardha, e më pas e zëvendësoi xhupin me një pallto të zezë të gjatë.

Maluma nuk veshi dot veshje tradicional shqiptar, por balerinat që e shoqëronin po. Ato dhe banda muzikore mbanin veshur të gjithë nga një detaj të veshjeve popullore shqiptare.

Ylli 28-vjeçar shprehu dëshirën për t’u rikthyer në kryeqytetin shqiptar, kështu që mbase herën tjetër do të kemi mundësinë të shohim me veshje tradicionale.