Vesa Luma flet për betejën me ankthin: Mbaj ditar, ushtrimet më kanë bërë mirë

Pandemia dhe karantimi brenda shtëpive ka ndikuar tek të gjithë duke krijuar probleme tek shumë persona me stresin dhe ankthin. Një gjë të tillë duket se e ka kaluar edhe këngëtarja, Vesa Luma. Vesa është shumë aktive në rrjetet sociale duke qëndruar afër fansave të saj me pastime ndonëse me projekte ka munguar prej kohësh.

Së fundmi ajo ka realizuar një bisedë me ndjekësit ku ka biseduar lidhur me stresin dhe ankthin. Vesa ka zbuluar se që nga koha e pandemisë ajo ka pasur probleme me shëndetin mendor ndërsa shpëtimin e ka gjetur duke mbajtur ditar, medituar, duke bërë ecje dhe mbi të gjitha duke qëndruar larg lajmeve negative.

“Unë mundohem t’i gjej pozitivitetin secilës ditë dhe mbaj ditar. Ankthi është pjesa e imja që nga pandemia. Por ecja në natyrë, ushtrimet dhe bllok të gjitha portale që ushqehen me lajme negative më kanë ndihmuar shumë”, shkruan Vesa.