“Vëllai i Madh” e bën “çift” me Einxhel për provën javore, Iliri e refuzon

Sot ‘Vëllai i Madh’ i ka njoftuar banorët me provën e javës. Banorët këtë herë janë përballur me provën më të vështirë deri më sot.

Një banorë do i duhet të mbajë në shpindë tjetrin dhe duke mbajtur ekuilibrin do të duhet të kalojnë pishinën mbi traret që janë të vendosura mbi të. Ata tashmë kanë filluar me rradhë për të kryer provat javore.

Iliri dhe Beniada janë dy banorët e parë që do ta kryejnë provën javore. Ndërkohë Iliri ka refuzuar ta kryejë këtë provë me Einxhelin, madje ai ia ka propozuar Monikës këtë ide.

Iliri Shaqiri është një nga banorët më të komentuar të “Big Brother VIP” i cili po portretizohet edhe si një nga pretendentët për të fituar reality-show. Teksa shumë persona e konsiderojnë si inteligjent dhe njeri model i cili ka ndërtuar një karrierë të suksesshme jashtë, duket se ka të tjerë që nuk mendojnë kështu.

Madje, edhe figura publike. Konkretisht po flasim për Oni Pustinën, i cili ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithve. Ai ka lënë një koment për Ilirin në faqen zyrtare në “Big Brother VIP”, ku nuk ka thënë gjëra të bukura.

Oni shkruan se Iliri ka një jetë që xhelozon shqiptarët e suksesshëm në Itali dhe se përpiqet përmes intrigave që të jetë në nivelin e tyre. Ai thotë se uron që balerini ta fitojë “Big Brother VIP” që më në fund të ndihet edhe ai i realizuar e mos të sillet më si burrë me gjak gruaje.