Vdekja e Maradonës, 8 persona do të gjykohen për vrasje me dashje

Prokuroria argjentinase çon në gjykim 8 persona të cilët i akuzon si përgjegjës për vdekjen e Diego Armando Maradonës. Hetimet nisën pak ditë pas vdekjes së ish-sulmuesit në 25 nëntor 2020 për pakujdesi nga ana e mjekëve pasi mendohet se një edemë pulmonare mendohet se i shkaktoi insufiçencën kardiake.

Në këtë mënyrë, 8 personat akuzohen për vrasje me dashje dhe secili prej tyre rrezikon nga 8 në 25 vite heqje lirie. Nuk është caktuar ende data e zhvillimit të procesit gjyqësor por me siguri të gjitha senancat do të tërheqin një vëmendje shumë të madhe mediadike.

Familja e Maradonës ka akuzuar vazhdimisht mjekët dhe njerëzit që duhej të kujdeseshin për të, si shkaktarët kryesorë të vdekjes së tij dhe me këtë vendim mund të marrin frymë disi më të lehtësuar edhe fjalën e fundit do ta thotë gjykata.