Vazhdon saga Shakira-Pique, futbollisti kërkon rikthimin!

Ndarja e Shakira-as dhe Gerard Pique-s nuk është larguar ende nga sytë e medieve. Sipas tyre, thuhet se fundi i marrëdhënies së tyre erdhi nga tradhtia e Pique-s me një kamariere 22-vjeçare. Por lidhja me 22-vjeçaren ka zgjatur pak. Thuhet se ai dëshiron të rikthehet me yllin e muzikës.

Gazetari që e ka ndjekur këtë çështje, Jordi Martin, ka deklaruar se arsyeja kryesore e vendimit të tij për të rregulluar lidhjet me ish-partneren e tij janë dy fëmijët e tyre, Milan dhe Sasha. Dyshja mund të përfshihet në një betejë ligjore për kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Pique nuk dëshiron që divorci të prekë fëmijët e tyre, kjo është arsyeja pse ai dëshiron një afrim me Shakira-n.

Çifti është përfshirë në negociata për të ardhmen e dy djemve të tyre. Ekonomia nuk është problem për asnjërën palë, pasi janë të dy janë financiarisht të pavaruar.