Valon Shehu sqaron të vërtetën e lidhjes së supozuar me Einxhel

Këngetari Valon Shehu u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” javën që shkoi por aventura e tij përfundoi shumë shpejt dhe dje u eleminua. Megjithatë që prej hyrjes së tij në shtëpi, është përfolur se ka qenë në një lidhje 6-vjeçare me Einxhel.

E vërteta ama është ndryshe. Mbrëmjen e djeshme pas eleminimit Valoni u pyet për këtë lajm dhe vetë ai i mohoi kategorikisht zërat duke thënë se me Einxhel u takua për herë të parë në “Big Brother” dhe jashtë nuk kanë patur asnjëherë kontakte./revistawho.com