Valer Kolnikaj: Disa nga vajzat e ‘Big Brother’ shfrytëzuan famën për të punuar eskorta

Në lidhje me famën që kanë marrë ish-banorët e reality show-t  dhe se si e kanë shfrytëzuar atë është diksutuar sot në studion e “Shqipëria Live”, ku të ftuar kanë qenë disa prej më të njohurve që kanë qenë pjesë e shtëpisë dhe që sot i shohim aktivë në media e në rrjetet sociale. Megjithatë ajo që ka bërë më së shumti përshtypje ka qenë një deklaratë e Valer Kolnikaj, i cili u shpreh se disa prej vajzave të programit famën që morën e shfrytëzuan për mbrapsht.

“Dikush gjeti punë, dikush burrë, por atë famë shumica prej vajzave të bukura e kanë shfrytëzuar për mbrapsht. Pak kush ka ditur ta mbajë dhe të jetë koherent si person. Kryesisht gocat e bukura suksesin nga fama e “Big Brother” e kanë përdorur për të punuar eskorta.” – tha Valeri.