Valbona Selimllari kundër Xhemi Shehut / Nuk është humor është tallje ajo që bëjnë në Portokalli

Imitimin e Valbona Selimllarit nga Xhemi Shehu në “Portokalli”, duket se Valbona nuk e ka pritur aspak mirë.

E ftuar në emisionin “DWTS Fan Club”, ku ka folur gjatë për eksperiencën e saj të veçantë në këtë show kërcimi, ka folur edhe për imitimin që Xhemi Shehu i bën në “Portokalli”, duke u shprehur se nuk e shikon aspak imitimet që moderatorja i bën në Portokalli, duke i konsideruar si tallje.

E pyetur nga Kiara nëse e ka parë Portokallinë dhe imitimet që i bën Xhemi Shehu, Selimllari është përgjigjur:

“Jo, nuk i ndjek asnjëherë. Në përgjithësi nuk i ndjek dhe mua nuk më pëlqejnë të më imitojnë. E di pse? Sepse mua nuk më pëlqen të më vësh një pamje të cilën nuk e kam. Por mua më pëlqen të më imitosh si të më kapësh lëvizjet, të më kapësh zërin, gjuhën e trupit. Por të më vësh fjalë, as nuk dua ta diskutoj. Nuk më pëlqen fare absolutisht.

Unë jam njeri që bëj shaka pak. Por mua nuk më pëlqen të tallem me dikë. Dhe në një pjesë të humorit mua më duket sikur është më shumë tallje se sa një shaka për të bërë të tjerët për të qeshur.”

Bordo