Valbona Selimllari feston ditëlindjen dhe e pret këtë moment me surpizën e veçantë

Ditën e sotme feston ditëlindjen një nga femrat më të bukura shqiptare. Bëhet fjalë për Valbona Selimllarin, e cila edhe pse vitet kalojnë vazhdon të jetë po njësoj e freskët dhe elegante.

Në llogarinë e saj kanë mbërritur urime të shumta nga miq, kolegë e fansa, teksa Valbona është surprizuar me tufa gjigande lulesh nga nipi i saj.

“Lum unë për tezen që kam. Të uroj gjithë lumturinë e botës”, i shkruan ai.

Me siguri ky urim dhe këto lule e kanë bërë këtë festë mjaft të bukur për Valbonën.