Vajza e Ibrahim Tatlises me koncert në Prishtinë

Dilan Tatlises u bë e njohur duke qenë vajza e këngëtarit legjendar turk, Ibrahim Tatlises.

Siç dihet ajo e ka trashëguar edhe talentin për muzikë nga i ati.

Së fundmi, është bërë e ditur se Dilan do të performojë në Prishtinë.

Koncerti i saj do të mbahet më 15 tetor në një klub nate në kryeqytetin Kosovar.

Përmes një postimi në Instagram, Dilan ka thënë se është shumë e emocionuar sepse ky koncert është pas dasmës së saj.