Vajza e Eno Popit feston ditëlindjen dhe është rritur kaq shumë

Moderatori Eno Popi dy vite më parë u baba për herë të parë. Partnerja e tij, Atena solli në jetë një vajzë, të cilën çifti e pagëzoi me emrin Liv.

Sot Liv mbush 2 vjeç dhe bashkëshortja e Enos, Atena ka postuar në Instagram disa foto që prej lindjes së vogëlushes e deri sot.

“Gëzuar ditëlindjen bebushes time që po rritet kaq shpejt! Dy vite më parë më bëre njeriun më të lumtur dhe tani unë jetoj vetëm për buzëqeshjen tënde”, shkruan Atena krahas fotove ku shihet se Liv është rritur shumë.