Vajza e Aulona Mustës bën 5 vjeç, familja feston në Disneyland

Për gazetaren Aulona Musta dje ishte një ditë e veçantë. Vajza e saj, Amara, festoi ditëlindjen.

Aulona-Musta-2

Në këtë 5-vjetor të saj, familja ka udhëtuar drejt Francës, ku po kalojnë disa ditë plot me aventura në Disnyland. Gazetarja ka postuar në rrjetet e saj sociale, një foto ku shkruan se ditën që e vogla e tyre erdhi në jetë, i ka dhuruar çiftit gjithë botën.

Aulona-Musta-3

Aulona-Musta-4

“Amara bën 5 vjeç. Amara shkon në Disneyland! Na ka dhuruar botën ditën që erdhi në jetë, do mundohemi t’i dhurojmë botën gjithmonë“, shkruan gazetarja. Në komente përveç urimeve të shumta, fansat e përgëzojnë Aulonën, se e ka edukuar vajzën e saj në mënyrë shembullore.

Aulona-Musta-6

“Nga postimet që bëni Amara duket një fëmijë shumë i edukuar dhe me botë! Do jeni prindër të mrekullueshem! Urime për Amarën“, shkruan një komentuese./Dritare.net