Urimin më epik për babi Luizin e la Getoari!

Luizi së shpejti do të bëhet baba për herë të parë. Ai dhe Kiara konfirmuan pritjen e ëmbël me një video ku shfaqën pamje nga festa teksa këngëtari i dedikoi dhe një këngë emocionuese vogëlushes që do vijë në jetë. Çifti ka marrë urime të shumta dhe një ndër personazhet e famshëm që ka komentuar ka qenë edhe Getoari.

“Me jetë të gjatë. Tani do të bëhesh Luiz Baba”, i ka shkruar Getoari Luizit.

Kujtojmë që Luizi i këndonte shpesh këngët e grupit Babastars gjatë qëndrimit në Big Brother dhe Getoari vendosi ta thërriste Luiz Baba.

Revista Who